Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Bjerre: Danimarka do të përqendrohet në zgjerimin e BE-së, momentumi ka ardhur, RMV të shfrytëzojë këtë mundësi
Maqedoni

Bjerre: Danimarka do të përqendrohet në zgjerimin e BE-së, momentumi ka ardhur, RMV të shfrytëzojë këtë mundësi

June 18, 2025

AA

Zgjerimi do të jetë në fokus të presidencës daneze të Bashkimit Evropian, e cila fillon më 1 korrik, pasi zhvillimet aktuale gjeopolitike po e bëjnë këtë proces edhe më urgjent, dhe ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur për të inkurajuar integrimin evropian të vendit, por kjo rrugë duhet të ndiqet së bashku, në mënyrë që të shihet nëse mund të arrihet përparim dhe në cilat fusha mund të realizohet, tha ministrja për Çështjet Evropiane e Danimarkës, Marie Bjerre, e cila sot po qëndron për vizitë zyrtare në Shkup.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me Ministrin e Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani, kur u pyet se çfarë do të bënte konkretisht Danimarka, si udhëheqëse e ardhshme me BE-në, në lidhje me integrimin e Maqedonisë në BE, duke marrë parasysh mosmarrëveshjen me Bullgarinë, por edhe iniciativën e Presidentit të Këshillit Evropian, Antonio Costa, për një takim të përfaqësuesve të lartë të RMV-së dhe Bullgarisë në margjinat e Samitit në Hagë, i cili është ende i pasigurt, Bjerre nuk dha një përgjigje specifike, por theksoi se momenti për zgjerim është këtu dhe se vendi duhet ta shfrytëzojë atë.

“Momentumi për zgjerim është absolutisht këtu dhe ne tashmë po e dëshmojmë atë, është bërë përparim si për Ukrainën ashtu edhe për Moldavinë, dhe tani me Shqipërinë po hapim dy kapituj rë ri, një tani, një në vjeshtë, kemi edhe përparim me Malin e Zi, gjë që nuk ka ndodhur për një kohë të gjatë.

Për të qenë i sinqertë, momentumi është këtu dhe ju kërkoj ta shfrytëzoni atë. Dhe tani me presidencën tonë të ardhshme me BE-në, duhet t’ju them se nuk mund ta shtyjmë këtë vetë, jemi këtu për të punuar në mënyrë konstruktive me ju, me Maqedoninë e Veriut, në mënyrë që të shohim së bashku se ku mund të bëjmë përparim, në cilat fusha mund të bëjmë përparim”, theksoi ministrja daneze, duke shtuar se është e dukshme që vendi ka bërë përparim të madh në rrugën drejt BE-së.

Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

Adnan Alija zgjidhet Kryetar i Degës së Lidhjes Shqiptare në

November 21, 2026
Maqedoni

Ali Ahmeti ngre flamurin kombëtar në Zajaz

November 21, 2026
Maqedoni

Kaltrina Zekolli dhe Basha u takuan me Kurtin në Prishtinë:

November 21, 2026
Kosovë

Ky është personi që gjet pa shenja jete në fermën

November 21, 2026
Kosovë

“Krejt punët në gjysmë po i leni”: Qytetarët ia mbushin

November 21, 2026
  • Botë 20
  • Kosovë 5232
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15584
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Adnan Alija zgjidhet Kryetar i Degës së Lidhjes

Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor në bastionin e Lidhjes Shqiptare, Degën e Gazi Babës ku me pjesëmarje madhështore u zgjodhën

Maqedoni

Ali Ahmeti ngre flamurin kombëtar në Zajaz

Një ditë para 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, Ali Ahmeti ka ngritur flamurin kombëtar në Zajaz,

Maqedoni

Kaltrina Zekolli dhe Basha u takuan me Kurtin

Gjatë vizitës së saj në Prishtinë, Kaltrina Zekolli Shaqiri, së bashku me ministrin e Transportit të Kosovës, Dimal Basha, zhvilloi

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.