Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Ramiz Merko hedh fajin te Jeton Shaqiri: Ish-ministri i propozoi drejtorët, unë vetëm firmosa!”
Maqedoni

Ramiz Merko hedh fajin te Jeton Shaqiri: Ish-ministri i propozoi drejtorët, unë vetëm firmosa!”

June 19, 2025

AA

Në Gjykatën Themelore të Strugës, sot pritet të paraqitet fjala përfundimtare e mbrojtjes së kryetarit të Komunës së Strugës, Ramiz Merko, në procesin gjyqësor për katër raste të bashkuara që kanë të bëjnë me emërime të paligjshme të drejtorëve në shkollat fillore: “Goce Dellçev” në Podgorcë (dy raste), “Murat Labunishti” në fshatin Labunishtë dhe “Ashim Agushi” në fshatin
Radozhdë.

Gjyqtari Jordan Jovanov, në seancën e kaluar, informoi se mbrojtja kishte kërkuar kohë shtesë për përgatitjen e fjalës përfundimtare për shkak të natyrës së ndërlikuar të rasteve të bashkuara. 

Në deklaratën e tij para gjykatës, Merko këmbënguli se nuk kishte vepruar në kundërshtim me ligjin gjatë emërimeve, duke theksuar se ai vetëm kishte nënshkruar dokumentet e përgatitura nga shërbimet komunale. Sipas tij, po të kishte shkelur ligjin, Ministria e Arsimit do t’i kishte marrë kompetencat – gjë që nuk kishte ndodhur. Ai deklaroi se ish-ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri, ishte në dijeni të situatës dhe kishte konfirmuar se ekzistonin baza ligjore që një person nga jashtë shkollës të emërohej si ushtrues detyre nëse asnjë kandidat nga institucioni nuk aplikonte për postin. Merko shtoi se në shumë raste, vetë ministri Shaqiri kishte propozuar personat që më pas u emëruan, dhe se drejtorët e rinj kishin deklaruar se nuk ishin takuar me Merkon, por ishin caktuar nga ministria.

Ai ngriti pyetjen se si është e mundur që vetëm ai të jetë nën akuzë, kur kompetencat për emërimet janë të përbashkëta me Ministrinë e Arsimit dhe janë të rregulluara në të njëjtin nen të ligjit. Merko përmendi gjithashtu se edhe ministrja aktuale e Arsimit, Vesna Janevska, kishte emëruar ushtrues detyre drejtorë në fillim të vitit shkollor 2024/25 në Drasllajcë dhe Podgorcë – edhe pse ata nuk plotësonin kriteret.
Sipas tij, të gjithë drejtorët e emëruar kanë punuar në mënyrë të ndershme dhe profesionale, ndërsa nga dëshmitë e inspektorëve, në rastin më të keq bëhet fjalë për shkelje administrative, jo për vepër penale.

Përveç këtij procesi, Merko është i përfshirë edhe në një rast tjetër të ndarë që lidhet me shkollën fillore “Vëllezërit Milladinovci” në Strugë. Ndaj tij po zhvillohen dhe procese të tjera gjyqësore për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ndërsa më 9 qershor, Gjykata e Strugës e shpalli të pafajshëm për rastin e prokurimit të një veture luksoze “Audi” me vlerë prej 67.000 euro.

Previous post
Next post
Të fundit
Kosovë

Albin Kurti e gjen zëvendësimin për Luan Dalipin, Blerim Sallahu

November 17, 2026
Kosovë

Tekstil, financa e gastronomi – Bizneset e të arrestuarve për

November 16, 2026
Kosovë

I pathyeshëm në prag të verdiktit – Deklarata e Thaçit

November 16, 2026
Maqedoni

Kondova paguan, por mbetet në terr! Banorët kërkojnë llogari nga

November 16, 2026
Kosovë

AUV ka tërhequr nga tregu një seri të qumështit VITA

November 16, 2026
  • Botë 18
  • Kosovë 5189
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15511
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Ramizi nga Haraçina dhuron truallin në Gjermani për

Ramiz Tahiri nga fshati Haraçinë i Shkupit ka dhënë shembull pozitiv duke dhuruar tokën e tij 3.200 katrorë, që e

Maqedoni

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut do të ulen mesatarisht për 2,43 për qind, sipas

Maqedoni

Koçoska: Buxheti i vitit 2027 më i vështiri,

Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, ka paralajmëruar se gjatë vitit 2027 shteti duhet të shlyejë 124,6 miliardë denarë borxhe, rreth

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.