
Stuhia godet Shkupin – dëme edhe në Çarshinë e Vjetër
Moti i ligë që përfshiu Shkupin këtë pasdite ka shkaktuar dëme materiale në disa pjesë të qytetit, përfshirë edhe Çarshinë e Vjetër, ku një dru është rrëzuar për shkak të erërave të fuqishme.
Edhe pse autoritetet lokale ende nuk kanë dalë me një bilanc zyrtar të dëmeve, pamjet dhe raportimet nga terreni tregojnë për ndikim të dukshëm të motit të keq në zonat urbane.
Sipas njoftimit të fundit nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, rajoni i Shkupit është kapluar nga një front i fuqishëm jostabil, me reshje të dendura, erëra të forta dhe bubullima.
“Прилепскиот и Тополчанскиот регион зафатен од силна нестабилност проследена со пороен дожд, грмежи, засилен ветер и појава на град. Нестабилност има и во Скопската Котлина како и на североистокот на Македонија”, thuhet në njoftim.
Qytetarëve u bëhet thirrje të kenë kujdes dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve, ndërsa shërbimet emergjente janë në terren për të evidentuar dhe menaxhuar pasojat e stuhisë.