
Gashi: Zgjedhjet lokale shpallen në bazë të ligjeve ekzistuese, pritet të mbahen në gjysmën e dytë të tetorit
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, në intervistë për Alsat tha se zgjedhjet lokale do të mbahen komformë ligjeve ekzistuese. Gashi thekson nenin 12 dhe 16 si bazë për shpalljen e zgjedhjeve lokale, ku si periudhë përmendet fundi i muajit korrik dhe fillimi i muajit gusht. Ndërkaq,, zgjedhjet pritet të mbahen në gjysmën e dytë të muajit tetor sipas kryeparlaemntarit Gashi.
“Zgjedhjet lokale do të shpallen në bazë të Ligjit Kodit Zgjedhor dhe Ligjit për pushtet lokal natyrisht këtu mund të referoj dy neneve të Kodit zgjedhor, 12 dhe 16, i pari ka të bëjë me afatet prej momentit të shpalljes së zgjedhjeve nuk duhet të kalojnë më shumë se 90 ditë dhe më pak se 70 ditë. Dhe, neni 16 ka të bëjë me atë se zgjedhjet duhet të mbahen në pjesën e dytë të muajit tetor”, tha kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi.
Ai shtoi se zgjedhjet lokale do të shpallen komformë këtyre Ligjeve dhe koha do të jetë fundi i korrikut e fillimi i muajit gusht.
“Zgjedhjet lokale do të shpallen komform ligjeve dhe që është fundi i korrikut e fillimi i gushtit. Unë do të mundohem ta ruaj traditën e punës që ka ekzistuar më herët për punën e Kuvendit gjatë fushatës. Kuvendi vazhdimisht është në punë por për të mos intereferuar në procesin zgjedhor, por gjatë procesit të fushatës do të pushojë vetëm pjesa publike e përplasjes së deputetëve. Sa i përket seancave do të mbahen vetëm ato që konsiderohen që janë me urgjencë më të lartë”, përfundoi Gashi.