
Bilall Kasami nga Struga: Me VLEN-in fillon një kapitull i ri për qytetin
Nga zemra e Strugës, një prej qyteteve më të rëndësishme shqiptare, u hap zyrtarisht shtabi zgjedhor i koalicionit VLEN të cilit shtab do ti prijë zv ministri Albrim Hoxha.
Një nga krerët e VLEN-it, Bilall Kasami tha se ky është hapi i parë drejt një fillimi të ri për Strugën.
Ai kritikoi ashpër keqqeverisjen shumëvjeçare, mungesën e vizionit dhe zhgënjimin që qytetarët kanë përjetuar ndër vite. Sipas tij, megjithëse me ardhjen e Qeverisë VLEN ka nisur procesi i ndryshimeve, shumë punë mbetet ende për t’u bërë.
“Struga meriton më shumë. Meriton të rikthehet aty ku e ka vendin – një qytet i zhvilluar, i drejtë dhe i hapur për të gjithë,” u shpreh ai.
Duke i dhënë mbështetje kandidatit Mendi Qyra, Kasami u shpreh i bindur se nën drejtimin e tij, Struga do të dalë nga duart e atyre që, sipas tij, e kanë shfrytëzuar për interesa klanore.