
Fetai nga Struga: Vjen fundi i keqqeverisjes – VLEN zgjon qytetin!
Sonte, në hapjen e Shtabit VLEN në Strugë, ku ishin të pranishëm liderët dhe funksionarët e VLEN, Zëvendëskryeministri, njëherit një nga udhëheqësit e VLEN – Arben Fetai, konfirmoi mbështetjen e plotë të VLEN për kandidaturën e pavarur të z. Mendi Qyra për kryetar të Komunës së Strugës. Ai e cilësoi Qyrën si një qytetar të denjë, intelektual, biznesmen dhe njeri të kulturës dhe arsimit, që ka dëshmuar përkushtim ndaj komunitetit dhe vlerave të mirëqeverisjes.
“Kjo është një përballje mes shpresës dhe stagnimit, mes dinjitetit qytetar dhe keqqeverisjes shumëvjeçare lokale. Struga meriton më mirë,” u shpreh Fetai, duke dhënë sinjalin për një fushatë dinamike dhe të vendosur.
Në fund të ngjarjes, u prezantua edhe Albrim Hoxha si shef i Shtabit Zgjedhor të Strugës, i cili do të udhëheqë fushatën lokale së bashku me ekipin e përkushtuar të VLEN në qytet.