AA
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e sotëm në hyrje të fshatit Batincë të Shkupit, ku një person është qëlluar me armë zjarri dhe ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, përcjell INA.
Drejtori i Spitalit të Qytetit “Shën Naumi i Ohrit” në Shkup, Nebojsha Nastov në një deklaratë për TV21 tha se viktima është sjellë pa shenja jete në spital.
Viktima është identifikuar si A.M., 50-vjeç, pjesëtar i Armatës së Maqedonisë së Veriut.
Sipas informacioneve paraprake nga Ministria e Punëve të Brendshme, rasti është raportuar në Polici rreth orës 10:15. Sipas njoftimit zyrtar, një person ka qëlluar me armë zjarri ndaj një tjetri në hyrje të fshatit Batincë.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po kryen hetimet për zbardhjen e plotë të rastit, ndërkohë që motivet dhe rrethanat e kësaj vrasjeje mbeten ende të paqarta.
Autoritetet pritet të dalin me më shumë detaje gjatë ditës.(INA)
Klubi i vëzhguesve Kalkan, me mbështetjen e TİKA-s, organizon për herë të XVIII në Maqedoninë e Veriut Kampin Veror Ndërkombëtar
Fondi i Sigurimit Pensional dhe Invalidor siguron se pensionistët nuk kanë arsye për shqetësim pas publikimit të raportit përfundimtar të
Trotinetët elektrikë do të mund të ngasin persona mbi moshën 18 vjeç, shpejtësia maksimale është e kufizuar në 20 kilometra