Izrael: Me 98% të votave të numëruara, blloku i Netanyahut kryeson me 53 mandate, por i mungon shumica!
Sipas rezultateve të paraqitura në grafik, me 98% të votave të numëruara, blloku i Benjamin Netanyahut ka 53 mandate, ndërsa blloku i ndryshimit 48. Partitë arabe kanë gjithsej 19 mandate.
Asnjëri bllok nuk e ka arritur shumicën prej 61 mandatesh në Knesset, duke e lënë të hapur garën për formimin e qeverisë. Votat me zarfe të dyfishta vazhdojnë të numërohen./Shprehja
