AA
Shkup, 11 korrik 2025 – Sot, në Parkun e Çairit, u mbajt ceremonia përkujtimore në nder të 30-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë, ku morën pjesë qytetarë, deputetë, të rinj dhe përfaqësues institucionalë. Ndër ta ishte edhe zv/kryemimistri për qeverisje të mirë, Arben Fetai, i cili përmes një mesazhi të fuqishëm theksoi rëndësinë e përkujtimit dhe domosdoshmërinë e drejtësisë për viktimat.
“Srebrenica është një plagë që nuk mbyllet kurrë. Në korrikun e vitit 1995, mbi 8 mijë burra dhe djem boshnjakë u morën nga duart e nënave dhe u masakruan vetëm pse ishin myslimanë. Ky është një nga aktet më makabre të shekullit XX”, deklaroi Fetai.
Ai shtoi se populli shqiptar e njeh shumë mirë dhimbjen e gjenocidit dhe të vrasjeve mbi baza identitare. “Prekazi, Reçaku, Qyshku, Meja, Suhareka, Krusha… janë plagët tona kolektive, kujtime të përgjakura që ende nuk kanë marrë drejtësinë që meritojnë.”
Fetai theksoi se solidariteti me familjet e viktimave është i domosdoshëm, ashtu si edhe reagimi i qartë ndaj çdo përpjekjeje për mohimin e gjenocidit. “Drejtësia për viktimat nuk është vetëm detyrim moral, por edhe kusht për paqe të qëndrueshme në rajon.”
Në fund, ai u shpreh se përkujtimi dhe drejtësia janë armët më të forta kundër përsëritjes së krimeve të tilla në Ballkan. (INA)
Ministri i Marrëdhënieve ndërmjet Bashkësive, Agon Ferati, ka bërë të ditur se në procedurë parlamentare do të jetë propozim-ligji që
Një polic është sulmuar fizikisht në fshatin Llojan të Likovës, pasi ka tentuar të parandalojë një rast të shitblerjes së
Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, mori pjesë sot në konferencën: “Kodi i ardhshëm Penal dhe lufta kundër korrupsionit: pritshmëritë, risitë