AA
FIFA ka publikuar renditjen e re të kombëtareve, ku vihen re lëvizje të rëndësishme për Shqipërinë dhe Kosovën. Kuqezinjtë kanë humbur dy pozicione, duke zbritur në vendin e 68-të, ndërsa “Dardanët” kanë regjistruar një rekord historik, duke u ngjitur për herë të parë në vendin e 95-të.
Në periudhën mes dy renditjeve, Shqipëria ka zhvilluar dy ndeshje miqësore, të cilat përfunduan në barazime ndaj Letonisë dhe Serbisë. Rezultatet e arritura nuk kanë qenë të mjaftueshme për të ruajtur pozicionin e mëparshëm, duke bërë që skuadra të rrëshqasë dy vende më poshtë. Hondurasi dhe Gjeorgjia janë dy kombëtaret që kanë përfituar nga kjo rënie, duke kaluar mbi kuqezinjtë. Veçanërisht Hondurasi është kombëtarja që ka arkëtuar më shumë pikë gjatë kësaj periudhe.
Në kahun tjetër, lajme të mira vijnë për Kosovën, e cila po tregon progres të qëndrueshëm në arenën ndërkombëtare. Kombëtarja dardane ka fituar disa pozicione dhe tashmë renditet e 95-ta, duke vendosur një rekord të ri historik, pasi më parë mbante vendin e 97-të.
Sa i përket kreut të renditjes botërore, nuk ka ndryshime: Argjentina vijon të mbetet në vendin e parë, e ndjekur nga Spanja dhe Franca, që mbyll podiumin.
Ish-kryetari i Komunës së Strugës nga radhët e BDI-së, Ramiz Merko ka shprehur revoltën e tij ndaj BDI-së, duke i
Pas një sëmundjeje të gjatë, ka ndërruar jetë Gordana Duvnjak, gazetare e shquar në fushën e politikës dhe drejtësisë. Karrierën
VLEN sot ka akuzuar Ali Ahmeti se pesë ministra të tij nuk kanë arritur të rregullojnë çështjen e provimit të