Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 BDI: Akuza të rreme, tentativë për frikësim politik
Maqedoni

BDI: Akuza të rreme, tentativë për frikësim politik

July 12, 2025

AA

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësim të thellë dhe hedh poshtë në mënyrë kategorike shpifjet dhe lajmet tendencioze të cilat po përhapen në disa qarqe afër pushtetit, që kanë për qëllim njollosjen dhe diskreditimin personal të funksionarëve dhe aktivistëve tanë politikë në Shuto Orizarë, përfshirë gjoja përfshirjen në incidente të rënda si zjarrvëniet në hapësirat përreth Shkupit dhe Vizbegut.

“Këto përpjekje të qëllimshme për manipulim publik paraqesin një sulm të drejtpërdrejtë ndaj zërit opozitar dhe përfaqësimit politik të shqiptarëve. Në prag të zgjedhjeve lokale, është e qartë se kemi të bëjmë me një strategji të mirëmenduar për të frikësuar, shantazhuar dhe dobësuar strukturat organizative të BDI-së, në vend që të ballafaqohen me qytetarët përmes alternativës politike dhe debatit të ndershëm demokratik.

Në këtë kontekst, ftojmë institucionet përgjegjëse të sqarojnë në mënyrë transparente arsyet, bazën ligjore dhe qëllimin e kontrollit policor të ndërmarrë ndaj shtëpisë së z. Iljas Leskovica, si dhe të sqarojnë se kush nga qarqet e inkriminuara qëndron pas vendimeve të tilla selektive që synojnë të ushtrojnë presion mbi përfaqësues politikë legjitimë.

Bashkimi Demokratik për Integrim rikujton se kapja e drejtësisë dhe instrumentalizimi i institucioneve nuk janë sfida ndaj një partie politike, por rrezik serioz për rendin demokratik dhe për të ardhmen evropiane të vendit. Fatkeqësisht, nuk është hera e parë që strukturat shtetërore keqpërdoren për qëllime politike. Raste të mëparshme, përfshirë edhe rastin e Koçanit, dëshmojnë qartë se fajtorët e vërtetë nuk përballen me drejtësinë, ndërsa të tjerët përdoren si viktima të kalkulimeve politike.

Po ashtu, është e papranueshme që struktura të lidhura me krimin urban dhe veprimtari të paligjshme të mbrohen nga pushteti dhe të shërbejnë si mjete për të sulmuar opozitën dhe për të shtypur pluralizmin politik në vend.

Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet i palëkundur në përkushtimin e tij për sundimin e ligjit, për drejtësi të pavarur dhe për përfaqësim të denjë të qytetarëve shqiptarë në të gjitha nivelet. Asnjë presion, asnjë tentativë për frikësim nuk do ta ndalë vullnetin tonë për të mbrojtur të drejtën legjitime për pjesëmarrje dhe përfaqësim politik”, thekson BDI.(INA)

Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

Mickoski për provimin e jurisprudencës: Fjala e fundit i takon

November 26, 2026
Maqedoni

BE konfirmon të ardhmen evropiane të RMV – të zgjidhen

November 26, 2026
Maqedoni

Shasivari takohet me raportuesit e Komisionit të Venecias: Synimi, zgjidhje

November 26, 2026
Kosovë

Flamuri kuqezi dhe ai i UÇK-së vendosen edhe në ulëset

November 26, 2026
Maqedoni

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Shkupi pret edhe 75 milionë€ dhe heqjen

November 26, 2026
  • Botë 20
  • Kosovë 5260
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15659
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Mickoski për provimin e jurisprudencës: Fjala e fundit

Kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit Skender Rexhepi në Kuvend, deklaroi se Qeveria po pret mendimin e

Maqedoni

BE konfirmon të ardhmen evropiane të RMV –

Me bindjen se zgjerimi është imperativ strategjik për Bashkimin Evropian, ka përfunduar samiti BE–Ballkani Perëndimor, i cili u mbajt dje

Maqedoni

Shasivari takohet me raportuesit e Komisionit të Venecias:

Shkup, 26 nëntor 2026-Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, zhvilloi sot një takim pune me raportuesit e Komisionit të Venecias, në

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.