AA
Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti ka marrë pjesë në përurimin e segmentit të rëndësishëm të autostradës Kërçovë – Ohër, që është pjesë e Korridorit 8, që lidh Maqedoninë e Veriut me Shqipërinë, transmeton TV21.
Mexhiti vlerëson se me hapjen e këtij segmenti, krijohet lidhje më e qartë mes Maqedonisë, Shqipërisë dhe rajonit.
“Sot bëmë hapjen e një segmenti të rëndësishëm të autostradës Kërçovë–Ohër, pjesë integrale e Korridorit 8, si një nga projektet më strategjike që po realizohen në vendin tonë.
Korridori 8 në të cilin po punohet si asnjëherë më parë, është investim me rëndësi të shumëfishtë: ekonomike, gjeopolitike dhe zhvillimore. Me ndërtimin e këtij korridori po krijohet një bosht i qartë lidhës ndërmjet Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe rajonit, kështu duke e vendosur vendin tonë në një rrjet të ri të transportit dhe bashkëpunimit rajonal.
Segmenti i ri i autostradës Kërçovë–Ohër ndikon drejtpërdrejt në përmirësimin e qarkullimit në perëndim të vendit, duke shkurtuar kohën e udhëtimit drejt kufirit me Shqipërinë dhe duke rritur efikasitetin ekonomik dhe turistik në këtë zonë.
Si Qeveri, kemi marrë përgjegjësinë për të realizuar projekte që e nxjerrin vendin nga izolimi dhe e vendosin në funksion të bashkëpunimit rajonal dhe të ardhmes europiane.
Rritja e kapaciteteve infrastrukturore është bazë për zhvillim të qëndrueshëm. Përgjegjësia jonë është që ky zhvillim të jetë i drejtë, i shpërndarë dhe i ndjeshëm për nevojat reale të të gjithë qytetarëve”, njofton Mexhiti.
Gordana Siljanovska-Davkova priti në takim ambasadorët austriakë nga Evropa Juglindore, të cilët po marrin pjesë në një konferencë rajonale të
Moti sot do të jetë me vranësira mesatare me periudha me diell, ndërsa pasdite kryesisht në pjesët perëndimore me kushte
Sot në Shkup pritet të mbahet një protestë e madhe e organizuar nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM), me