AA
Emisari i SHBA’së për misione të posaçme në Administratën Trump, Richard Grenell, ka reaguar kundër presidentes Vjosa Osmani, duke e akuzuar se po manipulon me fjalët e presidentit amerikan, pasi ky i fundit tha se ndaloi një luftë mes Kosovës dhe Serbisë.
Grenell me anë të platformës ‘X’ ka thënë se Osmani nuk ishte pjesë e Marrëveshjes së Washingtonit në Zyrën Ovale, shkruan Insajderi.
“Turp për Vjosa Osmanin që manipuloi fjalët e Presidentit Donald Trump. Donald Trump u nominua për Çmimin Nobel për Paqen për punën e bërë në paqen dhe normalizimin ekonomik midis Kosovës dhe Serbisë në vitet 2019 dhe 2020 – përmes nënshkrimit të Marrëveshjes së Uashingtonit nga Trump në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë“, thuhet në shkrimin e Grenell.
“Osmani nuk ishte pjesë e asaj marrëveshjeje. Dhe të pretendosh sikur kishte diçka të re është absurde“. /Insajderi.org/
Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, ka bërë thirrje për protest për ditën e nesërme në Tetovë pas vendimit të Gjykatës
Kryeministri Hristijan Mickoski, në seancën e sotme parlamentare për pyetje të deputetëve, duke iu përgjigjur akuzave të Venko Filipçes për
“Filipçe hesht dhe nuk e ka dënuar skandalin diplomatik të Bullgarisë me notën diplomatike që shkeli sigurinë e kryetarit Mickoski”,