AA
Një incident i paprecedentë ndodhi pas finales së Kupës së Botës për Klube mes PSG dhe Chelsea, të zhvilluar në stadiumin MetLife, ku trajneri i skuadrës franceze, Luis Enrique, goditi në fytyrë sulmuesin brazilian të Chelseat, João Pedro, duke shkaktuar një përleshje masive mes dy ekipeve.
Pas humbjes 3-0 të PSG-së ndaj Chelsea-t, João Pedro u përfshi në një debat verbal me portierin e parisienëve, Gianluigi Donnarumma. Sipas dëshmitarëve, situata dukej se ishte nën kontroll deri në momentin kur Luis Enrique ndërhyri me agresivitet, duke e goditur brazilianin dhe rrëzuar atë përtokë.
Ngjarja shkaktoi reagim të menjëhershëm nga të dy ekipet, ku lojtarët dhe anëtarët e stafit teknik u përfshinë në një përleshje të hapur në fushë. Përplasja zgjati disa minuta, përpara se tensionet të neutralizoheshin nga ndërhyrja e zyrtarëve dhe rojeve të sigurisë.
Pavarësisht incidentit, lojtarët e Chelseat vijuan të festonin triumfin e tyre në fushë, duke ngritur trofeun përballë tifozëve të shumtë në stadium.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Klubi i vëzhguesve Kalkan, me mbështetjen e TİKA-s, organizon për herë të XVIII në Maqedoninë e Veriut Kampin Veror Ndërkombëtar
Fondi i Sigurimit Pensional dhe Invalidor siguron se pensionistët nuk kanë arsye për shqetësim pas publikimit të raportit përfundimtar të
Trotinetët elektrikë do të mund të ngasin persona mbi moshën 18 vjeç, shpejtësia maksimale është e kufizuar në 20 kilometra