AA
Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë në gjykimin ndaj Naim Murselit, i cili akuzohet për vrasjen e bashkëshortes së tij Liridona Ademaj, po dëshmon vëllai i së ndjerës, Leonard Ademaj.
Para nisjes së seancës, avokati i Murselit, Shemsedin Piraj, ka kërkuar nga gjykata që të konsultohet me të akuzuarin lidhur me shqyrtimin gjyqësor. Këtë kërkesë e ka aprovuar nga Gjykata.
Në seancën e shqyrtimit fillestar, por edhe në seancën e parë të shqyrtimit gjyqësor, Murseli ishte deklaruar i pafajshëm për vrasjen e bashkëshortes së tij.
Sipas aktakuzës, Murseli dyshohet se e ka organizuar vrasjen e bashkëshortes për motive hakmarrjeje dhe për të përfituar financiarisht nga një sigurim jetësor në Suedi, në vlerë rreth 260 mijë euro. Sipas prokurorisë, vrasjen ai e ka planifikuar së bashku me Kushtrim Kokallën dhe Granit Plavën, të cilëve ua ka premtuar një shumë prej 30 mijë eurosh për kryerjen e krimit.
Liridona Ademaj është vrarë në mbrëmjen e 29 nëntorit të 2023-tës, në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë. Fillimisht ishte raportuar se bëhet fjalë për një grabitje, e më pas Prokuroria bëri të ditur se është inskenim i një grabitjeje.
Kryetari i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi Zejd, ka reaguar pas njoftimit të ministres së Arsimit se këtë vit do të
Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup sot pritet të vazhdojë gjykimi për rastin “Onkologjia”. MARKETING Në këtë rast akuzohen ish-drejtori
Kanë filluar aktivitetet ndërtimore për fazën e dytë të autostradës Shkup – Bllacë në gjatësi prej 10,5 kilometra, e cila