AA
Shkup, 14 korrik 2025 – Naime Islami Zeqiri është emëruar Drejtoreshë e re e Qendrës për Arsimin e të Rriturve. Lajmin e ka bërë të ditur Arben Fetai, i cili e ka përgëzuar për marrjen e detyrës, duke vlerësuar lartë kapacitetet e saj profesionale dhe integritetin personal.
“Naimja është një kuadër i dëshmuar, me dije dhe pastërti. Ajo do t’i kryejë me përkushtim dhe profesionalizëm detyrat që lidhen me pozitën, duke promovuar dhe zhvilluar arsimin e të rriturve për të mbështetur rritjen e tyre personale dhe profesionale në dobi të shoqërisë sonë,” shkroi Fetai në një postim në rrjetet sociale.
Qendra për Arsimin e të Rriturve luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e aftësive dhe mundësive të qytetarëve përmes programeve edukative dhe trajnimeve të specializuara. (INA)
Ramush Haradinaj, ka nderuar mjeshtrin e karatesë, Enver Idrizi, me medaljen “Me besim në Zot, Atdhe e Shtet”, në shenjë
Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari sot ka zhvilluar takim me Nicole Varnes, ushtruese e detyrës ambasadore e SHBA-së në vend,
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe në emisionin “N’Dritë” në Alsat tha se nëse vjen në pushtet do të garantojë që