AA
Serbia dhe Kina pritet të zhvillojnë stërvitje të përbashkët ushtarake për herë të parë kah fundi i këtij muaji, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Kinës të hënën.
Pjesë e ushtrimeve të përbashkët “Paqeruajtësit 2025” do të jenë forcat speciale të Serbisë dhe Kinës dhe stërvitja do të zhvillohet në provincën Hebei, në Kinën veriore, tha koloneli Jiang Bin, zëdhënës i Ministrisë kineze të Mbrojtjes, në një konferencë për shtyp, sipas Ministrisë.
“Ky do të jetë stërvitja e parë e përbashkët midis ushtrive kineze dhe serbe. Do të kontribuojë në forcimin e aftësive luftarake të pjesëmarrësve dhe thellimin e bashkëpunimit midis dy ushtrive”, tha ai.
Serbia është ushtarakisht neutrale, por është anëtare e “Partneritetit për Paqe”, një program bashkëpunimi dypalësh midis NATO-s dhe vendeve individuale jo-anëtare.
Beogradi zyrtar mban marrëdhënie të mira me Kinën dhe këto dy vende e cilësojnë bashkëpunimin e tyre të ndërsjellë si partneritet strategjik, ndërsa Serbia është kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Autoritetet në Beograd po mbështeten në përkrahjen e Kinës në organizatat dhe institucionet ndërkombëtare në kundërshtimin e pavarësisë së Kosovës.
Serbia gjithashtu mbështeten te Kina për investime ekonomike dhe kredi.
Analizat e fundit të kryera në Institutin e Shëndetit Publik (ISHP) treguan se uji në Strugë nuk është i sigurt
Pas përshakallëzimit të luftës në Lindjen e Mesme ndërmjet SHBA-së -Izraelit me Iranin, gjendja e sigurisë në Maqedoninë e Veriut
Në vitin 1992, Greqia i ofroi presidentit të atëhershëm të Maqedonisë Kiro Gligorov 100 milionë dollarë në këmbim të ndryshimit