AA
Politikani bullgar dhe ish-deputeti evropian Angel Xhambaski, në stilin e tij karakteristik, kritikoi eurodeputeten sllovene Irena Joveva për fjalimin e saj në Parlamentin Evropian që ishte në mbrojtje të Maqedonisë.
Joveva, e cila është me origjinë maqedonase, iu drejtua kolegëve të saj bullgarë në PE në maqedonisht kur u votua raporti i progresit të vendit.
Xhambaski e sulmoi fjalimin e saj, duke e quajtur “urrejtësen më të egër dhe të tërbuar të Bullgarëve”. Ai pretendon se Joveva është me origjinë bullgare.
“Një nga urrejtëset më të egra dhe më të tërbuara të bullgarëve në Parlamentin Evropian është kjo zonjë. Babai i saj është bullgar nga Bosilegradi, për të cilin ajo thotë se është “bullgar i lindur në Serbi”, dhe nëna e saj është “maqedonase” e lindur në Shkup. Joveva shpreh vazhdimisht urrejtje të vërtetë për Bullgarinë dhe bullgarët, mohon ekzistencën e bullgarëve maqedonas, mohon historinë dhe trashëgiminë bullgare në Rs të Maqedonisë së sotme.
Ky është pikërisht rezultati i asimilimit brutal dhe gjenocidit të bullgarëve në periferitë perëndimore bullgare të pushtuara dhe në Maqedoni nga satrapët serbo-komunistë dhe politika e pabesë e qeverive bullgare nga 9 shtatori 1944 deri në ditët e sotme. Pa përjashtime dhe pa falje”, shkroi Xhambaski në Facebook./Telegrafi/
Ministria e Arsimit dhe Shkencës kujton se regjistrimi në shkollat e mesme publike për vitin shkollor 2026-2027 fillon sot. Regjistrimi,
Nga VLEN thonë se vazhdojnë të dëshmojnë se zhvillimi ekonomik nuk ndërtohet me premtime, por me politika konkrete që mbështesin
BDI ka deklaruar sot se publikimi i djeshëm ngriti dyshime serioze lidhur me mënyrën se si një kompani e themeluar