AA
Pas deklaratave të eksponentëve të VLEN se Qeveria ka miratuar ligjin e ri për kazinotë, ka ardhur reagimi i ashpër nga ish-partneri i tyre në koalicion, deputeti i ASH-së, Halil Snopçe.
Snopçe thekson se ligji i ri, që po përkrahet nga VLEN, nuk dallon nga ai i propozuar më parë nga Artan Grubi, pasi vetëm parashikon largimin e kazinove 500 metra nga shkollat dhe çerdhet, por nuk parashikon mbylljen e tyre.
“Disa nga eksponentët e VLEN po lëvdojnë qeverinë për miratimin e ligjit që parashikon distancë prej 500 metrash nga kazinotë, por ku është mbyllja e tyre? VLEN ka bërë hap pas, duke u rikthyer te versioni i ligjit të Artan Grubit, të cilin dikur e kritikuan fort, pasi edhe ai parashikonte të njëjtën distancë,” shkruan deputeti Snopçe në rrjetet sociale.
Ai shton se të gjitha premtimet për mbylljen e kazinove kanë qenë të kota dhe se nuk sheh ndryshim thelbësor mes ligjit të ri dhe atij të mëparshëm.
“A më ndihmon dikush të dalloj ndryshimin mes këtij ligji që po përmendet me kaq krenari nga VLEN dhe ligjit të ashtuquajtur ‘ligji i Artan Grubit’?,” pyet Snopçe.
Deputeti i ASH-së shprehet se, për fat të keq, nuk ka asnjë ndryshim real dhe situata vazhdon të jetë e njëjtë, duke e cilësuar si një “Deja Vu pa asnjë përfitim për qytetarët”.
“Katandisja me fatin e njerëzve dhe kazinotë do të vazhdojë,” përfundon ai.
Snopçe mbyll reagimin duke theksuar se asnjë premtim dhe asnjë ndryshim nuk është realizuar deri tani.
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ndaj deklaratave të VLEN-it lidhur me Propozim-ligjin për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat,
Komuna e Gostivarit ka njoftuar se uji nga rrjeti i ujësjellësit në qytet mund të përdoret për qëllime teknike, ndërsa
NP Ujësjellës dhe Kanalizime – Shkup, me qëllim informimin më të mirë të qytetarëve të Qytetit të Shkupit, ka publikuar