Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Serwer: Pa njohjen e Kosovës, Serbia s’mund të hyjë në BE
Kosovë

Serwer: Pa njohjen e Kosovës, Serbia s’mund të hyjë në BE

November 23, 2026

AA

Profesori amerikan Daniel Serwer ka thënë se Serbia nuk mund të anëtarësohet në Bashkimin Evropian pa i normalizuar plotësisht marrëdhëniet me Kosovën, gjë që, sipas tij, nënkupton njohjen e Kosovës dhe shkëmbimin e ambasadorëve mes dy vendeve.Në një bashkëbisedim në podcastin “PIKË” me publicistin Veton Surroi, Serwer ka deklaruar se kushtëzimi i Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën është i qartë për vendet anëtare të BE-së.

“Është shumë e qartë për këdo që ka tru në Beograd se Serbia nuk do të hyjë në Bashkimin Evropian derisa të normalizojë plotësisht marrëdhëniet me Kosovën, që sipas meje do të thotë ta njohë dhe të shkëmbejë ambasadorë me Kosovën”, ka thënë Serwer.Gjatë diskutimit, Surroi ka theksuar se ky qëndrim është i shkruar si politikë zyrtare vetëm në Washington, ndërsa ka rikujtuar se pesë shtete anëtare të Bashkimit Evropian nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Megjithatë, Serwer ka thënë se të paktën pesë shtete të tjera anëtare të BE-së nuk do ta pranonin Serbinë në Union pa normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Surroi ka vlerësuar se ky numër mund të jetë edhe më i madh.Serwer ka thënë se nuk e sheh të nevojshme që kushtet ndaj Serbisë të përsëriten vazhdimisht, pasi, sipas tij, ato janë të qarta prej kohësh. Ai ka shprehur më shumë shqetësim për mungesën e përparimit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës dhe marrjes së statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

Sulejmani i përgjigjet BDI-së: Bursat nuk janë privilegj etnik apo

November 23, 2026
Kosovë

Serwer: Pa njohjen e Kosovës, Serbia s’mund të hyjë në

November 23, 2026
Kosovë

Dyshohet se mashtroi qytetarët duke pretenduar se vuante nga leukemia,

November 23, 2026
Maqedoni

Arrestohet 31-vjeçari nga Çelopeku, kërkohej për vuajtjen e një viti

November 23, 2026
Maqedoni

Vellkovski: Shtylla e dytë e pensioneve nuk po shfuqizohet, por

November 23, 2026
  • Botë 20
  • Kosovë 5241
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15603
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Sulejmani i përgjigjet BDI-së: Bursat nuk janë privilegj

Bursat nuk ndahen mbi bazën e përkatësisë etnike apo preferencave politike, por mbi bazën e kritereve të përcaktuara qartë dhe

Kosovë

Dyshohet se mashtroi qytetarët duke pretenduar se vuante

Një person është arrestuar sot në Gjilan, nën dyshimet se ka mashtruar qytetarët e Kosovës duke përfituar rreth 200 mijë

Maqedoni

Arrestohet 31-vjeçari nga Çelopeku, kërkohej për vuajtjen e

Policia ka arrestuar një 31-vjeçar me inicialet M.B. nga fshati Çelopek i Tetovës, i cili kërkohej për vuajtjen e një

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.