AA
Ndonjëherë duhet të bësh një hap mbrapa për të shkuar dy hapa më para! Ky mund të jetë rasti edhe i Armando Brojës, që më në fund duket se është bindur për t’u larguar nga Premier League.
Sulmuesi shqiptar nuk do të jetë më pjesë e Chelsea, ndërsa për të janë hedhur në garë dy ekipe gjermane. Leipzig dhe Shtutgart janë interesuar për shërbimet e Armando Brojës, por gjithcka do të varet sigurisht nga përgjigja e shqiptarit, por edhe nga merkato e verës, pasi në këto ekipe priten largime dhe kështu Broja do të jetë një afrim ku planifikohet të ketë vendin e titullarit.
Një kalim i tillë do t’i bënte mirë Brojës për të gjetur golat, besimin në vete dhe më shumë minuta në fushën e blertë. Mbetet të shihet sesi do të shkojnë negociatat në ditët në vijim, por të paktën Armando duket më larg Anglisë.
Inspektorati Shtetëror i Punës ka identifikuar mangësi serioze në sigurinë në një kantier ndërtimi në lagjen Kisella Voda të Shkupit,
“Ky aks rrugor, drejt Kumanovës përdoret çdo ditë nga qindra qytetarë, por gropat e shumta po e bëjnë udhëtimin e
“Venko Filipce, shtëpia e të cilit është në Dubai, nuk mund të flasë për patriotizëm dhe interesa shtetërore, sepse në