AA
Kampionia e Maqedonisë së Veriut në futboll, Shkëndija e Tetovës, ka kaluar në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve. Kalimin në raundin e dytë, tetovarët e siguruan falë golit të shënuar në minutën e 116-të. Golin për 2:1 e shënoi Aleksander Trumçi.
Shkëndija mposhti TNS-në me rezultat 2:1 pas vazhdimeve. Ndeshja kthyese u zhvillua të martën mbrëma në Shkup.
Ndeshja e parë kishte përfunduar baras, 0:0.
Golin e parë për Shkëndijën e shënoi Fabrice Tamba në minutën e 18-të, kurse Jordan Williams realizoi golin e vetëm për ekipin e TNS-së.
Në rundin e dytë, Shkëndija luan kundër FCSB, kampionit rumun.
“Sistemet e ujësjellësit nuk duhet të sigurohen as nga Ushtria, as nga Policia. Çdo institucion që është përgjegjës për këto
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ndaj deklaratave të VLEN-it lidhur me Propozim-ligjin për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat,
Komuna e Gostivarit ka njoftuar se uji nga rrjeti i ujësjellësit në qytet mund të përdoret për qëllime teknike, ndërsa