AA
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Gjermani, ku një vajzë 21-vjeçare nga Kosova ka ndërruar jetë pas një vetaksidenti të rëndë në autostradën B28, në afërsi të qytetit Reutlingen.
Sipas mediave gjermane, aksidenti ndodhi të enjten, kur e reja me inicialet Y.H., duke udhëtuar me veturën e saj nga Metzingen drejt Reutlingen, humbi kontrollin mbi automjetin. Si pasojë, vetura doli nga rruga dhe u përmbys disa herë, duke pësuar dëmtime të rënda.
Bëhet fjalë për Yllka Hotin, ku vdekjejen e së ciles e kanë konfirmuar familjarët.
Sipas njoftimit, varrimi i të ndjerës do të bëhet më 16.07.2025 në fshatin Hoçë e Vogël.
Ajo ndërroi jetë dy ditë më vonë, të shtunën, si pasojë e plagëve të rënda. Autoritetet gjermane konfirmuan zyrtarisht vdekjen e saj ditën e djeshme.
Policia gjermane ka nisur hetimet për të sqaruar shkaqet që çuan në aksidentin fatal.
Ndërsa varrimi i të ndjerës do të bëhet nesër, në orën 16:00, në varrezat e fshatit Hoçë e Vogël.
Në rrjetet sociale sot janë publikuar video nga një përleshje fizike mes disa personave në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit. Në
Një seri incidentesh me zjarre ka alarmuar kryeqytetin gjatë orëve të para të mëngjesit të së dielës, ku tri automjete
Sot, më 20 shtator, mbushen tre vjet nga ndarja nga jeta e profesorit të njohur Nazmi Maliqi. Në këtë datë