AA
SPB Strugë ka dorëzuar kallëzim penal ndaj një 42-vjeçari nga Struga, i identifikuar si K.S., i punësuar si mjek në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit, për shkak të dyshimeve për veprën penale “punë e pandërgjegjshme në shërbim”, përcjell Zhurnal.mk.
Sipas të dhënave të policisë, K.S. nga data 1 korrik 2019 deri më 29 nëntor 2024, kur i është dhënë vendimi për largim nga puna, nuk është paraqitur në vendin e tij të punës dhe nuk ka njoftuar punëdhënësin për ndërprerjen e specializimit.
Gjithashtu, që nga 15 korriku 2020 e deri në ditën e shkarkimit, ai ka ushtruar profesionin pa licencë valide mjekësore, pasi ajo i kishte skaduar dhe nuk ishte rinovuar në Odat përkatëse profesionale.
Pavarësisht kësaj, ai ka vazhduar të përfitojë rregullisht pagën dhe kompensime shtesë, duke dëmtuar buxhetin e spitalit në vlerë prej 1.956.569 denarësh. Me këtë veprim, ai dyshohet se ka përfituar në mënyrë të paligjshme dobi financiare.
Rasti është në duart e organeve kompetente, ndërsa pritet që hetimet të zbardhin se si ka qenë e mundur një neglizhencë e tillë institucionale për një periudhë kaq të gjatë.
Një alarm për vendosje bombash në qendrën tregtare “City Mall” në Shkup ka rezultuar i rremë, njoftojnë nga Ministria e
Sonte rreth orës 19:00 është evakuuar qendra tregtare “City Mall” në Shkup, pasi në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB)
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, mori pjesë në sesionin e parë të Anketës Debatuese Kombëtare, të organizuar në kuadër të