AA
Nazmi Baftiri, 82 vjeç nga Zajazi, shtetas amerikan me origjinë nga Maqedonia e Veriut, është gjetur gjallë dhe në gjendje të mirë shëndetësore mëngjesin e sotëm pas një kërkimi intensiv dyditor, konfirmoi gazetarja Farije Dauti.
Baftiri, i cili vuan nga demenca, ishte raportuar i zhdukur më 14 korrik pasi ishte larguar nga shtëpia e tij në fshatin Zajaz, afër Kërçovës, pa dokumente dhe i veshur me pizhamat. Ai ishte parë për herë të fundit duke drejtuar veturën e tij, një Toyota Matrix e vitit 2005 me targa të shtetit Illinois, ndonëse i ndalohej të ngiste për shkak të gjendjes shëndetësore.
Vetura u gjet e braktisur në fshatin Drogomisht i Madh, ndërsa Baftiri u lokalizua rreth orës 05:50 të mëngjesit në një zonë pyjore afër përrenjve të Bukujqanit, në afërsi të Xhafkut.
Sipas familjarëve, ai u gjet nga Arlind Abazi dhe Sulejman Fejza, dy banorë të fshatit Jagoll, të cilët u përfshinë vullnetarisht në kërkime që në orët e para të mëngjesit. Në momentin e gjetjes, Baftiri kishte shfaqur shenja frike dhe konfuzioni, por më pas ishte stabilizuar dhe kishte kërkuar ndihmë.
Familja e gazetarit Advije Baftiri (e njohur edhe si Vicky), e cila jeton në SHBA, ka shprehur mirënjohje të thellë për ndihmën e dhënë nga qytetarët dhe komuniteti lokal. Ajo gjithashtu falënderon autoritetet për angazhimin dhe qytetarët që u përgjigjën thirrjes për ndihmë.(INA)
Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), Marija Andonovska, deklaroi se institucioni që ajo drejton nuk ka kompetencë ligjore për
Një 25-vjeçar nga Haraçina është arrestuar pasi policia gjeti dhe sekuestroi mbi dy kilogramë marihuanë gjatë një bastisjeje të kryer
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ndaj deklaratës së udhëheqësit të koalicionit VLEN, Bekim Qoku, i cili tha se