AA
Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 11 deri 21 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 31 deri 39 gradë.
Në Shkup, mot me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të vogla dhe erë të lehtë deri në mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të bie 18 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 39 gradë.
Të enjten do të mbajë mot ende më i nxehtë, ndërsa në orët e pasdite dhe të mbrëmjes do të ketë paraqitje lokale të paqëndrueshmërisë me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të fortë. Për shkak të depërtimit të shpejtë të një mase ajri më të freskët nga veriu, moti të premten do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, pak më i freskët, dhe në mëngjes do të ketë kushte për paqëndrueshmëri lokale. Në ditët në vijim moti do të jetë i qëndrueshëm dhe i ngrohtë me rritje të temperaturës.
Zjarri që përfshiu Parkun e Gazi Babës është vënë nën kontroll, njoftoi Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK). MARKETING Sipas
Kryeministri Hristijan Mickoski ka deklaruar se Qeveria po e ndjek nga afër situatën me çmimet e naftës, duke siguruar qytetarët
Kryetari i Komisionit Kadrovik të VLEN-it, Bashkim Murtezi, ka njoftuar se po tërhiqet nga funksionet politike, duke theksuar se pas