AA
Nga Drejtoria e Doganave njoftojnë se në një veturë në dalje nga Maqedonia e Veriut në pikën kufitare “Tabanoc”, janë gjetur 60,000 euro, përcjell TV21. Sipas Doganave, 4 shtetasve të Maqedonisë i janë kthyer nga 10,000 euro, ndërsa 20,000 janë konfiskuar.
“Një ekip mobil, gjatë një kontrolli të një automjeti udhëtarësh në dalje nga shteti në vendkalimin kufitar “Tabanoc”, te katër pasagjerë, shtetas të Maqedonisë, zbuloi gjithsej 60 mijë euro. Sipas Ligjit për punë me valuta, secilit pasagjer iu kthyen nga 10 mijë euro, ndërsa pjesa tjetër, gjithsej 20 mijë euro u sekuestruan”, thonë nga Drejtoria e Doganave.
Komuna e Çairit përuroi sot rrugën “Avni Mula”, që është njëri prej personaliteteve më të mëdha të muzikës klasike shqiptare.
Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, gjatë vizitës në Spiatalin Special për Sëmundjet e Mushkërive dhe Tuberkulozin në Leshkë të Tetovës
Një zyrtar i punësuar në Qendrën e Punësimit në Prilep dyshohet se ka kërkuar ryshfet në vlerë prej 18.000 denarësh