AA
Nga Drejtoria e Doganave njoftojnë se kanë sekuestruar 5.600 maska të falsifikuara “Apple”.
Sipas njoftimit, kompania nga Shkupi ka tentuar të bëjë mashtrim, pasi ka mbuluar logot e maskave me ngjitës të plastifikuar, që shërben si aksesor shtesë në telefon.
“Një ekip mobil doganor ka sekuestruar mbi 5.600 copë maska të falsifikuara për telefona “Apple”, të cilat një importues nga Shkupi kishte tentuar t’i fshehë duke i mbuluar logot me ngjitëse të plastifikuara.
Pas fillimit të procedurës për shkelje të të drejtës së pronësisë intelektuale, është konstatuar se bëhet fjalë për mallra të falsifikuara që ishin destinuar për shitje në vend si produkte origjinale.
Vlera totale e vlerësuar e mallit, nëse do të shitej si origjinal, është 5.6 milionë denarë”, thonë nga Drejtoria e Doganave.
Këshilltari nga radhët e Aleancës Kombëtarë për Integrim (AKI), Huzeir Mustafi, ka lëshuar akuza të forta ndaj kryetares së Këshillit
Platforma qytetare “Liria Ka Emër” ka kërkuar angazhim dhe koordinim të institucioneve të Kosovës, pas shpalljes së aktgjykimit dënues për
Monitorimi i komunikacionit në qytetin e Kumanovës do të zgjerohet së shpejti me vendosjen e kamerave të reja nga projekti