AA
Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, zhvilloi sot brifingun e dytë tematik me gazetarët, i fokusuar në implementimin e Agjendës reformuese 2024–2027. Në vend të një prezantimi të zakonshëm, takimi u shndërrua në një diskutim të hapur mbi rezultatet, sfidat dhe prioritetet që mbeten përpara.
“Agjenda reformuese nuk është formalitet – ajo është mjet për transformim thelbësor të institucioneve tona dhe përafrim real ndaj standardeve të BE-së”, theksoi Murtezani. Ai nënvizoi se reformat përfshijnë fusha kyçe si financat publike, drejtësia, energjetika, digjitalizimi dhe përmirësimi i klimës së biznesit.
Sipas ministrit, një pjesë e këtyre reformave tashmë janë konfirmuar nga Komisioni Evropian, ndërsa për të tjerat vazhdohet me një ritëm të qëndrueshëm dhe qëllim të qartë: ndërtimi i një sistemi më efikas dhe sigurimi i mbështetjes konkrete evropiane.
Murtezani vuri theksin gjithashtu mbi rëndësinë e partneritetit me mediat dhe qytetarët, duke deklaruar se ky proces nuk është i izoluar, por një pasqyrë e përkushtimit evropian të vendit.
https://www.facebook.com/OrhanMurtezaniAlternAtivA/posts/122172894710369855?ref=embed_post
Një polic gjyqsori dhe nje korrier gjykate përfundojnë të arrestuar pasi kanë pranuar mito për një punë që i kanë
Një 58-vjeçar nga Shkupi është arrestuar pasi i njëjti dyshohet se ka përdhunuar një vajzë 13 vjeçe. Sipas njoftimit të
“Qentë endacak po vazhdojnë të jenë një shqetësim i madh për qytetarët. Sulmet ndaj kalimtarëve po shkaktojnë frikë dhe pasiguri,