AA
Këshilli i Prokurorëve Publikë sot zgjodhi unanimisht Darko Jakimovskin dhe Vladimir Millosheski, ish-prokurorë nga Prokuroria Themelore Publike Shkup, si anëtarë të rinj të Prokurorisë së Lartë Publike Shkup.
Në garë për këto dy pozicione, përveç Jakimovskit dhe Millosheskit, ishin prokurorët Aleksandar Markoski, Marija Gjorgeva, Sanja Burjakoska Kitanovska, Zoran Markoski, Ljubomir Lape, Jasmina Kosteska Zdraveska dhe Spasenka Andonova.
Gjatë votimit, Prokurori Publik i Republikës Ljupço Kocevski vlerësoi të gjithë kandidatët që aplikuan, duke theksuar cilësinë dhe përkushtimin e tyre.
Këshilli vazhdon me zgjedhjen e dy prokurorëve publikë në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, për të cilët janë aplikuar prokurorët Natasha Pop Trajkova, Katerina Kolareviç, Aleksandar Markoski, Dejan Petreski, Zoran Markoski dhe Ana Stojkoviç Dimitrovska.
Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, mori pjesë në një mëngjes pune në Nju Jork me
Universiteti i Tetovës ka hapur afatin e tretë për regjistrimin e studentëve të rinj në ciklin e parë të studimeve
Nafta dizel shtrenjtohet për 5.5 denarë, ndërsa benzinat ulen për 1.5 denarë për litër, vendosi Komisioni Rregullator për Energjetikë. Me