AA
Presidenti Bajram Begaj dekreton lirimin nga detyra të Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO), Besiana Kadare.
D E K R E T PËR LIRIM AMBASADORI NGA DETYRA
Në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh”, nenit 93 të Kushtetutës, si dhe nenit 26, pika 2 të ligjit nr. 23/2015, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Kryeministrit,
D E K R E T O J:
Neni 1
Zonja Besiana Kadare lirohet nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO), rezident.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Vetëm dhjetë kompani ndërtimore kanë përthithur rreth gjysmë miliardi euro, ose gati një të tretën e fondeve publike për ndërtime
Gjykata e Apelit sot ka hedhur poshtë ankesën e paraqitur nga Ziadin Sela, duke konfirmuar vendimin e shkallës së parë
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, është shprehur i vetëdijshëm se më 28 Nëntor, flamuri shqiptar do të valojë