AA
Sot në ambientet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, veprimtari i njohur i çështjes kombëtare, Bruno Ceka, realizoi një takim me zëvendëskryeministrin e parë të vendit, z. Izet Mexhiti.
Bruno Ceka është një personalitet i dalluar i diasporës shqiptare, i cili prej dekadash kontribuon në çështjet kombëtare në hapësirën ballkanike. Edhe pse jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ai ka qenë i angazhuar në përpjekjet për pavarësinë e Kosovës dhe në mbështetjen e vazhdueshme të proceseve demokratike dhe zhvillimore në të gjitha trevat shqiptare.
Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe konstruktive, ku u diskutuan sfidat aktuale me të cilat përballen shqiptarët në rajon, si dhe domosdoshmëria e bashkëpunimit më të ngushtë ndërmjet diasporës dhe institucioneve shtetërore për përparimin e çështjes kombëtare.
Z. Mexhiti vlerësoi lart rolin e diasporës dhe theksoi se kontributi i figurave si Bruno Ceka është i pazëvendësueshëm për fuqizimin e identitetit dhe unitetit kombëtar.
Pritet që gjatë qëndrimit në vendlindje, Bruno Ceka të zhvillojë takime të tjera me përfaqësues të spektrit politik dhe shoqëror në Maqedoninë e Veriut.
(INA)
Një polic gjyqsori dhe nje korrier gjykate përfundojnë të arrestuar pasi kanë pranuar mito për një punë që i kanë
Një 58-vjeçar nga Shkupi është arrestuar pasi i njëjti dyshohet se ka përdhunuar një vajzë 13 vjeçe. Sipas njoftimit të
“Qentë endacak po vazhdojnë të jenë një shqetësim i madh për qytetarët. Sulmet ndaj kalimtarëve po shkaktojnë frikë dhe pasiguri,