AA
Diçka shumë e bukur: Lamine Yamal është bërë sot lojtari më i paguar i Barcelonës. Ai ka nënshkruar kontratën deri në vitin 2031 dhe mori numrin e famshëm 10 që për vite ka bartur Leo Messi.
Por Lamine që këto ditë ka mbushur edhe 18 vjet, kishte një kusht për ceremoninë e nënshkrimit: që të jetë prezente gjyshja e tij, që e ka ndihmuar shumë si fëmijë dhe me të cilën ka një lidhje të veçabtë!
Në ditën ndoshta më të madhe të jetës së tij, ku ishin shumë kamera dhe për të cilën e dinte se do të interesohet mbarë bota, ai shkoi me gjyshen përdore.
Bravo çuni, simpatitë tona i ke fituar!
Bahri Cani
Komuna e Çairit përuroi sot rrugën “Avni Mula”, që është njëri prej personaliteteve më të mëdha të muzikës klasike shqiptare.
Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, gjatë vizitës në Spiatalin Special për Sëmundjet e Mushkërive dhe Tuberkulozin në Leshkë të Tetovës
Një zyrtar i punësuar në Qendrën e Punësimit në Prilep dyshohet se ka kërkuar ryshfet në vlerë prej 18.000 denarësh