AA
Aleanca për Shqiptarët ka nisur përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme lokale duke emëruar drejtuesit e shtabeve zgjedhore në disa nga komunat e Shkupit.
Kryetari i partisë, Arben Taravari, ka emëruar Daim Luçin si shef të shtabit zgjedhor për komunën e Çairit.
“Besojmë se do të udhëheq me përgjegjësi dhe me zemër, që fitorja të jetë e përbashkët”, shkroi Taravari.
Për komunën e Butelit, shef i shtabit zgjedhor është emëruar Fatmir Ismaili.
Aleanca për Shqiptarët pritet të zbardhë në ditët në vijim edhe emrat e tjerë për komunat e mbetura në Shkup dhe më gjerë.
Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, mori pjesë në një mëngjes pune në Nju Jork me
Universiteti i Tetovës ka hapur afatin e tretë për regjistrimin e studentëve të rinj në ciklin e parë të studimeve
Nafta dizel shtrenjtohet për 5.5 denarë, ndërsa benzinat ulen për 1.5 denarë për litër, vendosi Komisioni Rregullator për Energjetikë. Me