AA
Kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, ka njoftuar për nënshkrimin e 26 projekteve të reja në bashkëpunim me Qeverinë e RMV-së.
Projektet përfshijnë asfaltimin e rrugëve në disa fshatra (Trebosh, Llërcë, Dëbërcë, Zhelinë, Merovë, Pallaticë, Leshnicë e Poshtme etj.), rikonstruimin e shkollave në Grupçin e Dëbërcë, ndërtimin e një çerdheje në Zhelinë, investime në sport dhe kulturë, si dhe projekte për ujësjellësin, kanalizimin dhe përmirësimin e cilësisë së ajrit.
“Për herë të parë kaq shumë projekte zhvillimore për komunën tonë. Po ndërtojmë një Zhelinë më të zhvilluar dhe më të denjë për të gjithë qytetarët,” u shpreh kryetari Sejdiu.
Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, mori pjesë në një mëngjes pune në Nju Jork me
Universiteti i Tetovës ka hapur afatin e tretë për regjistrimin e studentëve të rinj në ciklin e parë të studimeve
Nafta dizel shtrenjtohet për 5.5 denarë, ndërsa benzinat ulen për 1.5 denarë për litër, vendosi Komisioni Rregullator për Energjetikë. Me