AA
Venecia, Itali – Sipërmarrësi me prejardhje shqiptare, Dr. Muharrem Salihu, është zgjedhur President i Confimprese Venezia, organizata e njohur italiane që përfaqëson ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme.
Me diplomë në Ekonomi dhe Financa nga Universiteti i Zugut në Zvicër, Dr. Salihu është themelues i MELA Holding Group, që përfshin gjashtë kompani aktive në sektorët e prodhimit, shërbimeve dhe bashkëpunimit ndërkombëtar. Ai njihet për një qasje sipërmarrëse që vë theksin te rritja e qëndrueshme, inovacioni dhe krijimi i vendeve të reja të punës.
Aktiviteti i tij ka gjeneruar ndikim pozitiv në ekonominë italiane, duke forcuar në të njëjtën kohë marrëdhëniet ekonomike mes Italisë dhe vendeve të Ballkanit. Me seli në Venecia, Dr. Salihu është një nga promotorët kryesorë të diplomacisë ekonomike euro-ballkanike dhe i bashkëpunimit ndërkufitar ndërmarrës.(INA)
Në margjinat e Samitit të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (PBEJL), që po mbahet në Sofje, presidentja e Maqedonisë
Partia opozitare maqedonase LSDM ende nuk e ka vendosur se a do të mbështesë propozim ligjin për përfaqësim të drejtë
Koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së, Oliver Spasovski, ka deklaruar gjatë emisionit Impakt në TV Shenja se, qëndrimet e VMRO