AA
KFOR-i përmes një njoftimi për media bën të ditur se ka vendosur shenja të reja paralajmëruese dhe ka rinovuar disa nga ato më të vjetra për të përmirësuar dukshmërinë përgjatë kufirit Kosovë-Serbi, apo siç e quajnë ‘Vijë Kufitare Administrative’.
Në njoftimin për media thuhet se qëllimi është të zvogëlohet rreziku i kalimeve të paqëllimshme.
“Po vendosen shenja për të paralajmëruar njerëzit se po i afrohen ABL-së(Vija kufitare administrative). Një aktivitet i tillë pasqyron angazhimin e paanshëm të KFOR-it për një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë”, thuhet në njoftim.
Në postimin e KFOR-it në Facebook paraqiten pamje nga vendosja e këtyre shenja paralajmëruese.
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe vranësira. MARKETING Në vend do të fryjë një
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ndaj anketës së publikuar nga koalicioni VLEN, duke e akuzuar atë se po
Ministri i Marrëdhënieve ndërmjet Bashkësive, Agon Ferati, zhvilloi një takim pune me ambasadoren e Republikës së Sllovakisë në Maqedoninë e