AA
Pas shpalljes së kandidaturave nga BDI për disa nga komunat kryesore për zgjedhjet lokale të tetorit, tek Aleanca për Shqiptarët e prirë nga Ziadin Sela tashmë jozyrtarisht përfliten emrat e kandidatëve për kryetar për3 komunat: Strugë, Dibër dhe Haraçinë.
Siç mëson INA, kandidatët e mundshëm të këtij formacioni politik në kuadër të frontit opozitar përfliten se në Strugë mund të jetë kandidat Ziadin Sela, ose ndonjë emër tjetër në kalkulim siç është edhe kryetari i degës së kësaj partie, Lulzim Nasufi, Driton Nebiu për komunën e Haraçinës dhe Ilirjan Fetahu për komunën e Dibrës.
Këto kandidatura janë pjesë e koalicionit të ri opozitar, në bashkëpunim me BDI-në e krahut të Ziadin Selës dhe forcat e tjera opozitare.(INA)
I pyetur se kur do ta rikthejnë emrin e vjetër kushtetues të vendit nga anëtari i LSDM-së, Andrej Zhernovski, siç
Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) ka ngritur kriteret dhe ka njoftuar se do të kërkojë që paga minimale të
I pyetur se kur do ta rikthejnë emrin e vjetër kushtetues të vendit nga anëtari i LSDM-së, Andrej Zhernovski, siç