AA
Shkëndija e Tetovës ka shënuar një fitore të madhe dhe të merituar ndaj gjigantit rumun, Steaua e Bukuresht, me rezultatin 1-0, në një ndeshje të zjarrtë dhe plot emocione në Shkup në raundin e dytë kualifikues të Champions League.
Goli i vetëm i sfidës u realizua në minutën e 65-të nga Ronaldo Webster, i cili goditi saktë me kokë pas një harkimi të bukur nga Aleksandër Trumci, duke mposhtur portierin Tarnovanu.
Fitorja e Shkëndijës u karakterizua nga një disiplinë e lartë taktike dhe ndërhyrje vendimtare, sidomos nga portieri Baboucarr Gaye, që shpëtoi skuadrën në disa raste të rrezikshme, përfshirë një pritje spektakolare ndaj një goditjeje të Cisottit në minutën e 12-të dhe një tjetër nga Ngezana në minutën e 21-të.
Ndeshja ishte e tensionuar dhe u mbyll me nga një karton të kuq për secilën skuadër: Kamer Qaka u ndëshkua në minutën e 70-të, ndërsa Florin Tănase u përjashtua për një ndërhyrje të ashpër në minutën e 79-të.
Shkëndija humbi disa raste të tjera për të dyfishuar avantazhin, ndërsa në shtesë portieri i Steauas u detyrua të bënte pritje të shkëlqyera ndaj Liridon Latifit dhe Fiton Ademit.
Megjithatë, goli i Webster rezultoi vendimtar dhe siguroi një fitore të madhe për ekipin tetovar.
Doganierët në Greqi do të mbajnë grevë më 27 korrik, ndërsa pikat kufitare do të jenë të mbyllura për gjithsej
Aleanca për Shqiptarët vlerëson se situata e krijuar në Gostivar po shkon drejt normalizimit të plotë, falë angazhimit të institucioneve
Të shtunën në mbrëmje është mbajtur ceremonia solemne e hapjes së edicionit të katërt të garave kuranore ndërkombëtare, organizuar nga