AA
Legjenda e mundjes dhe biznesit të spektaklit, Hulk Hogan, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare, shkruan TMZ Sports.
Një ambulancë u dërgua në shtëpinë e 71-vjeçarit në Clearwater, Florida, herët në mëngjes të enjten, dhe mjekët deklaruan se bëhej fjalë për një “arrest kardiak”, sipas portalit amerikan.
Vetëm disa javë më parë, gruaja e Hogan, Skye, mohoi thashethemet se ai ishte në koma, duke thënë se zemra e tij ishte “e fortë” ndërsa po shërohej nga operacioni.
Hulk Hogan e shndërroi mundjen profesionale (WWE) në argëtim familjar. Përpara tij, ky sport kishte një audiencë relativisht të ngushtë. Shfaqja e tij në ring ishte një magnet për fëmijët dhe prindërit njësoj, dhe i dha një shtysë të madhe popullaritetit të mundjes.
Hogan u fut në Sallën e Famës së WWE në vitin 2005, por u hoq në vitin 2015 pas një skandali mbi komentet raciste që u regjistruan fshehurazi gjatë.
Videoja u publikua nga portali Gawker, pas së cilës Hogan i paditi ata dhe fitoi në gjykatë.
Ambasadori suedez Ola Solström tha se Maqedonia ka perime dhe fruta më të mira se Suedia, por atje nuk hudhen
Prokurori i Përgjithshëm Nenad Saveski deklaroi sot se mbetet në qëndrimin e tij për të mos komentuar deklarata politike, ndërsa
Me 56 vota “pro” dhe një “kundër”, Kuvendi sot zgjodhi Katerina Zajkovska Shkup, ekonomiste e diplomuar dhe me master në