Refuzon stolin e një kombëtare, për të drejtuar një klub
Zinedin Zidan nuk është ulur në stol gjatë një ndeshjeje prej gati tri vitesh. Ndeshja e tij e fundit si trajner ishte më 22 maj 2021, në fitoren e Real Madridit kundër Villarrealit (2-1), në La Liga. Me shumë spekulime rreth ish-futbollistit, nga Franca thonë se “Zizou” është i qartë.
Sipas Xherome Roten në programin e tij ‘Rothen s’enflamme’, në “RMC”, Zidan ka refuzuar mundësinë për të trajnuar kombëtaren e Algjerisë, sepse ai po pret Olimpik Marsejën. Nënshkrimi për klubin francez do të nënkuptonte kthimin e ish-lojtarit dhe trajnerit të Real Madridit në vendlindjen e tij.
Thashethemet lindën vetëm pak orë pas deklaratave të Princit Abdullah Saad Abdulaziz Al Saud, të Arabisë Saudite, duke hapur derën për një blerje të mundshme të Marsejës. I pyetur nëse Zidane do të ishte trajneri i tij, princi u shpreh se “çdo gjë është e mundur”. Sido që të jetë, duket se rikthimi i Zinedinit në stol është më afër se kurrë.