AA
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka bërë thirrje për partitë politike që të gjejnë një zgjidhje për bllokadën politike para se të skadojë afati i Gjykatës Kushtetuese të shtunën.
Ai ka thënë se nëse s’do të gjendet një zgjidhje deri nesër, Kosova hyn në një territor të panjohur.
“I bëj thirrje politikanëve të Kosovës të bashkohen dhe të gjejnë një zgjidhje për t’i dhënë fund bllokimit përpara se afati i Gjykatës Kushtetuese të përfundojë nesër. Përndryshe, Kosova po hyn në një territor të panjohur dhe qytetarët e saj vazhdojnë të humbasin përfaqësimin politik kuptimplotë dhe aftësinë për të marrë vendime të rëndësishme vendase dhe ndërkombëtare që ndikojnë në jetën e qytetarëve”, ka shkruar ai, pas dështimit të sotëm të konstitutimit të Kuvendit”, ka shkruar ai.
A mund të bëhet Bashkimi Evropian ndërmjetës mes Shkupit dhe Sofjes? Kjo pyetje është rikthyer në qendër të vëmendjes pasi
Policia e Tetovës ka arrestuar mbrëmë një vajzë, e cila më parë ishte lajmëruar në polici nga e ëma se
Policia ka regjistruar gjithsej 10.411 kundërvajtje në trafik nga maji deri në gusht, gjatë kontrolleve të përforcuara ndaj drejtuesve të