AA
Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të shtunë me një mesazh të veçantë në Facebook, duke vlerësuar interpretimin emocional të muzikës shqiptare nga artistja britanike Sara Payman.
Në postimin e tij, Rama shkruan:
“MIRËMËNGJES 😊 dhe me emocionet e muzikës shqipe që buron nga britanikja Sara Payman, e cila i këndon këngët si të ishin të gjakut të saj, duke na kujtuar se shqiptar bëhesh edhe me zemër përmes dashurisë për këtë vend, siç Sara ka zgjedhur Shqipërinë, ju uroj një të shtunë të bukur 🫶🏻”
Sara Payman ka tërhequr vëmendjen e publikut shqiptar kohët e fundit me interpretimet e saj të ndjera të këngëve tradicionale shqiptare, duke dëshmuar dashurinë e saj për kulturën dhe muzikën vendase.
Postimi i Kryeministrit shpreh jo vetëm mirënjohje për artisten, por edhe një reflektim për identitetin dhe përkatësinë shpirtërore që shpesh shkon përtej gjakut apo origjinës./Top-Channel
Të dhënat më të reja të publikuara nga Eurostat tregojnë se ekzistojnë dallime të mëdha në numrin e orëve të
Lidhja Shqiptare ka reaguar ndaj mënyrës së transmetimit të Kampionatit Botëror në Futboll, duke akuzuar Qeverinë se po favorizon interesat
Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi për disa raste të dhunës në familje të regjistruara gjatë 11 dhe 12 qershorit