AA
Një shtetas i Maqedonisë së Veriut është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “vjedhja”.
Sipas policisë, i dyshuari në një qendër tregtare në komunën e Graçanicës nga një butik kishte vjedhur rroba me vlerë 1000 euro.
Rasti raportohet të ketë ndodhur tri ditë më parë.
“Me datë 25.07.2025 pas hetimeve lidhur me rastin, është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari shtetas i RMV-së, pasi që i njëjti me datë e cekur në një lokal-butik, kishte vjedhur rroba në vlerë rreth 1000 €. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.
Sekretari i Përgjithshëm i BDI-së, Arbër Ademi, ka reaguar lidhur me heqjen e mbishkrimeve në gjuhën shqipe nga një vendkalim
Ndërmarrja Publike Rrugët Shtetërore vazhdon me të njëjtin avaz. E përjashton gjuhën shqipe nga tabelat rrugore të vendosura në vendkalimet
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, në vrazhdën e takimeve të tij me përfaqësuesit ndërkombëtar në vend, sot ka mirëpritur ambasadoren