AA
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, ka bërë të ditur se nën udhëzimin e Presidentit Recep Tayyip Erdoğan, është themeluar “Platforma për Paqe në Ballkan”, me qëllim forcimin e dialogut dhe bashkëpunimit mes vendeve të rajonit. Takimi i parë i kësaj platforme është zhvilluar sot në nivel ministrash të jashtëm në Stamboll.
Fidan theksoi se platforma synon të krijojë një terren të sinqertë dhe joformal për dialog politik, duke forcuar pronësinë rajonale dhe përfshirjen. “Qëllimi ynë është institucionalizimi i dialogut dhe bashkëpunimit mes vendeve të Ballkanit, nxitja e projekteve që synojnë mirëqenien e përbashkët dhe krijimi i një hapësire për konsultime konstruktive”, deklaroi ai.
Në takimin e sotëm, u diskutua mbi proceset e integrimit në Bashkimin Evropian, lidhjet rajonale, çështjet rinore dhe arsimore, mbrojtjen, si dhe zhvillimet aktuale që prekin Ballkanin. Po ashtu, është arritur pajtueshmëri që takimet e radhës të mbahen çdo gjashtë muaj në Stamboll dhe që në të ardhmen platforma të ngrihet edhe në nivel liderësh.
Fidan theksoi se kjo nismë nuk ka për qëllim të zëvendësojë mekanizmat ekzistues, por përkundrazi të japë mbështetje dhe t’i plotësojë ato.
“Turqia i kushton rëndësi strategjike paqes dhe stabilitetit në Ballkan dhe do të vazhdojë të kontribuojë në këtë drejtim përmes platformave të ndryshme,” përfundoi ministri Fidan. (INA)
Lajm i hidhur për komunitetin e gazetarisë dhe të gjithë ata që e njohën. Është ndarë sot nga jeta gazetarja
Kryeministri Hristian Mickoski pret mesazhe të fuqishme për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, si dhe diskutime thelbësore dhe
Tahiri: Zoti Taravari nuk ju përjashtoi juve si emër për udhëheqjen e partisë nëse ai nuk do të kandidonte. Midis