AA
Me iniciativën e Bujar Tairit, Selam Terziut dhe Skender Jasharit, është arritur pajtimi i gjakut mes dy familjeve në Tetovë – familjes Mustafi nga Reçica e Vogël dhe familjes Bardhi nga fshati Llacë. Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Shkodran Mustafi, ka bërë një akt të madh njerëzor duke falur gjakun dhe duke sjellë paqe mes dy familjeve, në prani të efendi hoxhë Abdurrahim Muratit dhe anëtarëve të të dyja familjeve.
Ky pajtim është vlerësuar si një shembull i rrallë i fisnikërisë, maturisë dhe shpirtit të faljes, duke dhënë një mesazh të fortë për bashkim, pajtim dhe vëllazëri në mesin e shqiptarëve.
Dyzet e katër raste me ethe të Nilit Perëndimor janë konfirmuar në vend, informoi sot ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski
MPB Maqedoni njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë territorin e vendit, nëpunësit policorë kanë privuar nga
Aleanca për Shqiptarët ka reaguar lidhur me një ceremoni me rastin e 25 vjetorit të Njësisë për Intervenim të Shpejtë