AA
Në lidhje me nismën e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit për investime në Kalanë e Shkupit, ka reaguar edhe Bashkimi Demokratik për Integrim. Ata kërkojnë që të mbrohet Kalaja e Shkupit nga ndërhyrjet që rrezikojnë autenticitetin e saj, duke e shndërruar Kalanë në arenë për përfitime politike.
“Shprehim shqetësimin lidhur me projektin e paralajmëruar për ndërtimin e objekteve të reja në hapësirën e Kalasë së Shkupit, të cilat, në vend të ruajtjes dhe promovimit të vlerave historike, rrezikojnë të shëmtojnë dhe të tjetërsojnë origjinalitetin arkitektonik e kulturor të këtij lokaliteti me rëndësi të veçantë për të gjithë qytetarët”, raporton BDI-ja.
Ata kërkojnë që çdo ndërhyrje në Kalanë e Shkupit duhet të bëhet bazuar në standard profesionale, duke u ruajtur origjinaliteti. Prandaj kërkojnë nga Ministria e Kulturës “të ndërpresin çdo iniciativë që mund të dëmtojë identitetin historik të Kalasë”.
“Kalaja e Shkupit duhet të ruhet dhe restaurohet, jo të ndërtohet mbi të dhe as të riinterpretohet në dritën e agjendave ditore. Mbrojtja e origjinalitetit të saj është përgjegjësi e përbashkët dhe një kontribut në ndërtimin e një shoqërie të matur dhe të barabartë për të gjithë”, kërkuan nga BDI-ja.
Ministri i Drejtësisë i Maqedonisë së Veriut, Jeton Shasivari, ka marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve për studentët
Lajm i hidhur për komunitetin e gazetarisë dhe të gjithë ata që e njohën. Është ndarë sot nga jeta gazetarja
Kryeministri Hristian Mickoski pret mesazhe të fuqishme për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, si dhe diskutime thelbësore dhe