AA
Zv/ministri i Kulturës, Sedat Sulejmani, është përgjigjur reagimeve se në Kalanë e Shkupit do të bëhen ndërtime të reja.
Sipas tij nuk ka as projekt të ri, as ndërtim e as beton. Sulejmani trhotë se bëhet fjalë vetëm për pastrim dhe mirëmbajtje teknike meremetim bazik për të ruajtur atë që tashmë ekziston.
“Asgjë më shumë. Por kur edhe pastrimi paraqitet si “komplot”, kupton që dikën e ka marrë malli për vëmendje. Partia që ka ngritur fabrikë për Fake News dhe që çdo ditë prodhon panik e shpifje për të shpëtuar nga harresa, këtë herë paska “zbuluar” një komplot imagjinar “Kalanë e Shkupit”.
Shumë shqetësuese… sidomos kur shqetësohen ata që për 20 vjet e lanë Kalanë të mbyllur me dryn, e lanë në baltë dhe e kujtuan vetëm kur kishin nevojë për ta përdorur si trampolinë për karrierë”, ka shkruar Sulejmani.
Ai kërkon që opozita ta lerë rehat Kalanë ngase sipas tij, janë ata për ta mbrojtur.
Dyzet e katër raste me ethe të Nilit Perëndimor janë konfirmuar në vend, informoi sot ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski
MPB Maqedoni njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë territorin e vendit, nëpunësit policorë kanë privuar nga
Aleanca për Shqiptarët ka reaguar lidhur me një ceremoni me rastin e 25 vjetorit të Njësisë për Intervenim të Shpejtë