AA
Ish ministri i Punëve të Brendshme, Bujar Osmani, ka njoftuar se në Shkup ka shkuar për të vizutar një familje palestineze të cilët, kur Gaza ka qenë nën bllokada janë evakuuar në Shkup, ku dhe janë duke jetuar për momentin.
Osmani bën apel që dhuna në Gaza të ndalet dhe fëmijët të jenë në qendër të kujdesit dhe mbrojtjes, pa kushte dhe pa kufij.
“Dy vite më parë, kur Gaza ishte nën bllokadë, si Ministër i Jashtëm ndihmuam në evakuimin e një familjeje palestineze. Familjen e Muhamedit, mjek palestinez me gruan e tij dhe dy vajzat e vogla.
Sot ata jetojnë në Shkup. Sot i vizitova. sepse nuk mund të jesh as njeri, as prind, as mjek, dhe të heshtësh përballë dhimbjes së fëmijëve. Dhuna duhet të ndalet. Bota nuk mund të kthejë shikimin larg Gazës.Gaza është testi më i rëndësishëm i ndërgjegjes sonë si njerëzim.Fëmijët duhet të jenë në qendër të kujdedit dhe mbrojtjes. Pa kushte. Pa kufij”, ka shkruar Osmani.
Inspektorati Shtetëror i Punës ka identifikuar mangësi serioze në sigurinë në një kantier ndërtimi në lagjen Kisella Voda të Shkupit,
“Ky aks rrugor, drejt Kumanovës përdoret çdo ditë nga qindra qytetarë, por gropat e shumta po e bëjnë udhëtimin e
“Venko Filipce, shtëpia e të cilit është në Dubai, nuk mund të flasë për patriotizëm dhe interesa shtetërore, sepse në