AA
Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, njoftoi sot në mëngjes se monumenti i Andon Lazov-Qoseto është ringritur. Sipas fotove, monumenti është te rrethrrotullimi pranë qendrës tregtare “East Gate” dhe hotelit “Continental”.
“Duke ngritur memorialin në nder të revolucionarit maqedonas Andon Lazov Janev – Qoseto, i bëjmë homazh shpirtit të tij të palodhur dhe vetëmohimit në luftën për një Maqedoni të lirë dhe të pavarur.
Andon Lazov Qoseto, i njohur për shpirtin e tij luftarak dhe sfidën, është një simbol i historisë maqedonase dhe një nga pjesëmarrësit e shquar në Kryengritjen e Ilindenit. Roli i tij në lëvizjen revolucionare është me rëndësi të paçmuar për lirinë dhe pavarësinë e sotme të vendit ton”ë, thuhet në njoftimin publik të Arsovskës.
Qyteti i Shkupit po zbaton vendimin e votuar nga Këshilli në vitin 2024. Në atë kohë, me 23 vota “pro”, 3 “kundër” dhe 7 “abstenime”, Këshilli i Qytetit të Shkupit votoi për iniciativën për kthimin e monumentit të Qosetos, i cili pesë vjet më parë u hoq nga kompleksi i gjykatës.
Analisti Flogert Muça ka ngritur dyshime për praninë e një grupi personash nga Maqedonia e Veriut në Shqipëri, në ditën
Ministri i Drejtësisë i Maqedonisë së Veriut, Jeton Shasivari, ka marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve për studentët
Lajm i hidhur për komunitetin e gazetarisë dhe të gjithë ata që e njohën. Është ndarë sot nga jeta gazetarja